Me qeveritarë dhe kuvendarë hajna e banditë, shteti nuk ecë përpara!

Me qeveritarë dhe kuvendarë hajna e banditë, shteti nuk ecë përpara!
Me qeveritarë dhe kuvendarë hajna e banditë, shteti nuk ecë përpara!

Skender Mulliqi

  • 07 February 2022 - 07:54

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Qe dy decenie po jetojmë si në filma tragjiko-komik, ku profiterët e politikës dhe të biznesit, krijuan kumari me krimin e organizuar. Pakica në pushtet u bë më e rëndësishme së shumica të cilët po jetojnë qe shumë kohë dobët. Rrëfimin për shtetin e ri të Kosovës , që 22 vite e bënë si “pordhën në behar”. Me fjalë të bukura , e më punë të mbrapshta nuk bëhet shteti. Seriozisht dhe në mënyrë dramatike u rrezikua karakteri qytetarë i Kosovës.

Që shumë kohë nuk kemi unitet politike dhe as institucional për gjërat madhore shtetërore dhe kombëtare. No coment, që nëse e zbërthejmë është diçka shumë e keqe për ne të gjithë. Është shumë skandaloze,të bëhet shteti mjet për plaçkitje .Me qeveritarë dhe kuvendar hajna e banditë nuk ecet përpara. Kosova më shumë u bë kockë e patriotizmit të rremë.

Të qenit shtet sovran dhe i pa varur është madhore. Një Kosovë e shndërruar në eldorado të krimit e të korrupsionit nuk  duhet askujt. Ka ardhur koha për një jetë të rregulluar , ka ardhur koha për një Kosovë të rregulluar, ka ardhur koha që ta rregullojmë fatin tonë si shtet dhe si komb në Ballkan. Ka ardhur koha për paga solide , ka ardhur koha për barazi për të gjithë, e jo shtetin ta shqelmojmë për në rrotë të samës si deri më tash! Këtë gjë nuk do ta lejojnë kurrë shqiptarët , nuk do ta lejojnë forcat përparimtare. Këtë çështje, këtë temë të elaboruar vetëm me një vështrim të shkurtër do ta përmbyllë më thënien e Sokratit “Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".