Në këtë orë kuptohet fati i ‘Zgjoi’ në rrugëtimin drejt ‘Oscars’

  • E.K /
  • 08 February 2022 - 12:31
Në këtë orë kuptohet fati i ‘Zgjoi’ në rrugëtimin drejt ‘Oscars’

Numërimi prapa ka filluar dhe në pak orë do kuptohet fati i filmit ‘Zgjoi’, respektivisht hyrja apo jo në listën e ngushtë të nominimeve për nominimet prestigjioze ‘Oscars’.

Kur do kuptohet një gjë e tillë?

Shpallja e listës do të nisë në ora 14:16 sipas kohës sonë lokale për të gjitha kategoritë një nga një.

Ndryshe, producenti i filmit “Zgjoi”, Ylli Uka, është shprehur optimist se filmi do të nominohet për “Oscars 2022”.

Në një lidhje direkte për emisionin #gjesi në T7 para disa ditësh, ai ka thënë se ky film është ndër favoritët për nominim, derisa ka treguar se kampanjën janë duke e zhvilluar prej Kosovës.

Uka ka përmendur edhe përkrahjen që kanë marrë nga dy këngëtaret kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa dhe Rita Ora.

(Kosova Sot Online)