
Lexoni edhe:
Nga sot kompania “Pastrimi” nuk do t’i grumbullojë mbeturinat, i janë bllokuar xhirollogaritë
Një nxënëse e shkollës së mesme në Las Vegas është arrestuar pasi goditi më shumë se 30 herë një shoqe të klasës, ndërsa nxënësit e tjerë qëndronin pranë dhe qeshnin.
Video e filmuar brenda ambienteve të klasës është shpërndarë në rrjete sociale. Sulmi ndodhi të mërkurën e kaluar, 2 shkurt kur studentja e paidentifikuar e shkollës së mesme sulmoi një vajzë tjetër të ulur në vendin e saj dhe e goditi në mënyrë të përsëritur në kokë.
Më pas u dëgjua dikush, ndoshta mësuesja që bërtiti “Ndalo” dhe i kapi krahët për ta larguar.
Vajza e cila u sulmua kishte vënë duart në kokë për tu mbrojtur, po vajza tjetër vazhdoi ta godiste në pjesën e pasme të kokës dhe fytyrës.
Në fund, vajza e cila u sulmua qëndron e shtrirë mbi tavolinë dhe nuk e ngre kokën. Nuk dihet se sa rëndë u plagos ajo dhe gjendja e saj shëndetësore.
Administratorët e shkollës së mesme të Las Vegas thanë se janë të vetëdijshëm për sulmin dhe se “po e marrin këtë incident shumë seriozisht”.
(Kosova Sot Online)