Çka ndodh sot në Kosovë

  • E.K /
  • 14 February 2022 - 08:33
Çka ndodh sot në Kosovë

Ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme, 14 shkurt 2022.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Martin Vickers, deputet i Parlamentit të Britanisë së Madhe, njëherësh i dërguar i kryeministrit, për Tregti në Ballkanin Perëndimor. (Kabineti i kryetarit, ora 8:30, vetëm pamjet)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ku do të shqyrtohet Projektkodin Civil të Republikës ë Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Draft – Planin e punës së Komisionit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi, salla C 301, ora 11:00)

Mbahet ceremonia e inaugurimit të një shkollë të mesme në Graçanicë, ku do të marrë pjesë udhëheqësi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian. (Shkolla e mesme gjendet afër lumit Graçanka në fshatin Llapllasellë, ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, takon kryetarin e Këshillit të Qarkut Kukës, Abdulla Domi, ku do të nënshkruajnë marrëveshjen “Rritja e biodiversitetit në pellgun e lumit Drin nëpërmjet menaxhimit të Integruar të Pellgut Ujëmbledhës – BIODRINI”, dhe do të kenë një prononcim për media. (Komuna, ora 11:00)

Sindikata e Infermierëve të Kosovës mban takimi me temën “Koeficienti i pagave për infermierët, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësor “. (QKUK, Klinika e Kirurgjisë, kati I, salla e takimeve, ora 12:00)

Shoqata kundër Epilepsisë e Kosovës (SHKEK) shënon Ditën Ndërkombëtare të Epilepsisë. (Para Teatrit Kombëtar, ora 13:30)

(Kosova Sot Online)