Lexoni edhe:
Po bashkohen të korruptuarit nën maskën politike, për përfitime kriminale!
Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci
Prokuroria Speciale dhe Gjykata themelore në Prishtinë duhet të fillojnë ti hetojnë ish-deputetët të cilët e kanë keqpërdorur pozitën e tyre për përfitime marramendëse në emër të një adrese që ndoshta as nuk jeton aty, si dhe të hetohen edhe deputetët të cilët janë aktiv dhe ai/ajo nëse del fajtor të largohet menjëherë nga Kuvendi dhe të zëvendësohet me një person tjetër.
Benefitet dhe privilegjet që ju takojnë deputetëve të Kosovës duhet urgjentisht të ndalohen, prandaj duhet të merret parasysh kërkesa e kryetarit të komisionit për buxhet, punë dhe transfere Armend Mujes që të fillohet pa humbur kohë me diskutime rrethe kompensimit të deputetit. Është e nevojshme dhe shumë e domosdoshme që privilegjet e pa drejta dhe tepër të mëdha ndaj deputetëve, të lejuara me vendim të kryesisë së Kuvendit në vitin 2008, të ndërpriten tani pasi që ato u zbuluan në detaje, madje edhe me shumë abuzime në përfitime. Prandaj Grupi Parlamentar i Lëvizjes vetëvendosje, duhet të kërkoj nga kryetari i kuvendit Glauk Konjufca, që ta autorizoj Komisionin për Buxhet, punë dhe transfere për ti rishikuar edhe njëherë vendimin për përfitimet e deputetëve.
Po bashkohen të korruptuarit nën maskën politike, për përfitime kriminale!Lexoni edhe:
Siç e ka cekur edhe Armend Muja kjo duhet të rregullohet sipas modelit të shteteve evropiane, por mbi bazën e kushteve dhe kapaciteteve buxhetore të shtetit të Kosovës, dhe për të arritur deri aty duhet të bëhet një analizë e thelle për këto përfitime.
Prokuroria Speciale dhe Gjykata themelore në Prishtinë duhet të fillojnë ti hetojnë ish-deputetët të cilët e kanë keqpërdorur pozitën e tyre për përfitime marramendëse në emër të një adrese që ndoshta as nuk jeton aty, si dhe të hetohen edhe deputetët të cilët janë aktiv dhe ai/ajo nëse del fajtor të largohet menjëherë nga Kuvendi dhe të zëvendësohet me një person tjetër.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".