Gjenerali turk Yasar Guler e uron Jasharin për Ditën e Pavarësisë

  • A.P /
  • 16 February 2022 - 20:51
Gjenerali turk Yasar Guler e uron Jasharin për Ditën e Pavarësisë

Gjenerali turk Yasar Guler e ka uruar Komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari, për 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Letrën e ka postuar Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Gjeneral Jashari pranoi letër-urimin për Ditën e Pavarësisë nga homologu i tij turk, Gjeneral Guler

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në vigjilje të Ditës së Pavarësisë, pranoi letër-urimin nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneral me Katër Yje, Yasar Guler.

I dashur Gjeneral Jashari,

Kam nderin të përcjellë përgëzimet dhe urimet e mia më të mira për ju dhe për të gjithë personelin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në emër të Forcave të Armatosura Turke, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Unë besoj fort se miqësia dhe bashkëpunimi mes forcave të armatosura të dy vendeve tona do të kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe do të prodhojnë rezultate edhe më produktive në të ardhmen.

Duke shfrytëzuar rastin, ju uroj juve dhe të gjithë pjesëtarëve të dalluar të Forcave të Sigurisë së Kosovës shëndet, mirëqenie dhe suksese.

Me respekt,

Gjeneral Yasar

(Kosova Sot Online)