Këtyre moshave u takojnë katër personat që vdiqën sot nga Covid-19

  • E.K /
  • 18 February 2022 - 15:43
Këtyre moshave u takojnë katër personat që vdiqën sot nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 236 raste të reja me Covid-19.

Gjatë kësaj kohe nga Covid-19 kanë vdekur katër persona, dy meshkuj dhe dy gra.

Tre prej tyre i takojnë grupmoshës 70-79 vjeçare teksa njëri 60-69 vjeçare.

Viktimat janë nga këto komuna: Gjakovë, Vushtrri, Podujevë, Obiliq. 

(Kosova Sot Online)