‘Shqiponja e zezë’: Mbi 600 policë nga shtatë vende u organizuan për arrestimin e 4 vëllezërve Osmani
Një nga rrjetet më aktive të kontrabandës së kokainës në Evropë, i organizuar nga mafia shqiptare, e njohur si ‘Klani Osmani’ u kap në një aksion të madh ndërkombëtar.
Vëllezërit Qazim (me nofkën Feliks), Burim, Bekim dhe Bashkim Osmani u mposhtën nga operacioni “Shqiponja e zezë”, i ekzekutuar nga komanda e Karabinierëve të Pratos dhe Departamenti i Hetimeve Anti-Mafia i Firences.
Të dyshuarit akuzohen se importonin kokainë nga Amerika Latine në porte të ndryshme evropiane dhe transportonin drogën me avion, anije, makinë dhe kamion. Droga më pas shitej me shumicë. Paratë u pastruan përmes një sërë kompanish në vende të ndryshme, duke përfshirë Kroacinë dhe Spanjën.
Shtatë vende morën pjesë në operacion, ku shumica e operacioneve u zhvilluan në Belgjikë dhe Spanjë.
Belgjika ishte qendra tjetër e madhe nervore e këtij makrooperacioni kundër pastrimit të parave. Vetëm në Belgjikë u bënë 30 arrestime dhe u sekuestruan 1.3 milionë euro. Gjithashtu aty u sekuestruan një duzinë armësh të lehta, dy me silenciator, dhjetë kilogram kokainë, 13 automjete dhe 1 mijë litra përzierës për përgatitjen e drogës.
Çka e lidhte Bashkim Osmanin me Ibrahim Rugovën e ish-ministrin kosovar
Nga ky operacion u kryen kontrolle në mbi 80 lokacione dhe janë arrestuar 45 të dyshuar dhe konfiskuar drogë, armë dhe mallra për një vlerë afërsisht 2 milionë euro. Një sërë aksionesh paralele u zhvilluan në Kroaci, Gjermani, Itali dhe Holandë.
Një operacion i përbashkët është rezultat i një hetimi ndërkombëtar që përfshiu Departamentin e Hetimeve Anti-Mafia (Dia) dhe Forcat Policore të Belgjikës, Spanjës, Gjermanisë, Holandës, Kroacisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, në bashkëpunim me Shërbimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë dhe përfshiu mbi 600 oficerë policie, duke përfshirë Departamentet Speciale, të koordinuara nga Eurojust dhe Europol dhe FBI arritën të kapin Bashkim Osmanin.
Si nisi hetimi që zgjati me vite të tera
Hetimet në Spanjë nisën në vitin 2018 me arrestimin e një anëtari të lartë të një grupi të organizuar kriminal, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim. Për më tepër, në Europol është krijuar një grup operativ i punës (OTF) për të zhvilluar hetimin në nivel ndërkombëtar.
Një nga familjet më të pasura shqiptare në Gjermani – Si e kishin fituar pasurin vëllezërit Osmani?
Në Belgjikë kanë nisur hetimet pas kapjes së drogës dhe sasive të mëdha të kimikateve në shtator të vitit 2020, të përdorura për përpunimin e kokainës. Të dyshuarit kanë qenë të lidhur me sasi të mëdha kokaine të kapur në pika të ndryshme në të gjithë Evropën vitet e fundit
Ky rrjet kriminal i nivelit të lartë ka ngritur një sërë kompanish pastrimi fitimi në vende të ndryshme, duke përfshirë Kroacinë dhe Spanjën. Anëtarët e mafies udhëtonin rregullisht në Dubai, Meksikë dhe Kolumbi për të negociuar marrëveshje dhe komunikuan duke përdorur mjete të kriptimit të të dhënave.
(Kosova Sot Online)