Rusia njeh pavarësinë e rajoneve separatiste brenda Ukrainës

  • A.P /
  • 21 February 2022 - 21:02
Rusia njeh pavarësinë e rajoneve separatiste brenda Ukrainës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ashtu sic është paralajmëruar gjatë kësaj jave ka njohur pavarësinë e dy rajoneve brenda Ukrainës.

Rusia ka njohur pavarësinë e Luhanskut dhe Donetskut, dy rajone në lindje të Ukrainës, një pjesë e të cilave kontrollohet nga forca pro-ruse të përkrahura nga shteti rus.

Putin ka vendosur të njohë pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut, duke i njohur ato si shteteve të pavarura.

Këtë ai e bëri në një paraqitje të drejtpërdrejt televizive.

Kjo lëvizje e tij pritet të nxisë reagime ndërkombëtare, ndërkohë që BE-ja dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar sanksione të papara nëse cenohet integriteti territorial i Ukrainës.


(Kosova Sot Online)