As Kosova nuk i shpëton tensioneve në Ukrainë – Rusi, çmimi i naftës shumë i lartë

  • E.K /
  • 22 February 2022 - 12:37
As Kosova nuk i shpëton tensioneve në Ukrainë – Rusi, çmimi i naftës shumë i lartë

Derisa vazhdojnë të rriten tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë, njëkohësisht po rritet edhe çmimi i naftës.

Mbrëmë pasi Rusia njohu rajonet rebele të shkëputura në lindje të Ukrainës si shtete të pavarura, kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent, pikë referimi ndërkombëtare, arritën nivelin më të lartë të shtatë viteve prej pothuajse 98 dollarë (72 £).

Lidhur me këtë, ka folur kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

Berjani pohon se situata e tensionuar Ukrainë dhe Rusi është shkaktari i rritjes së çmimeve të derivateve në tërë botën.

Ai po ashtu tregon se çmimi i derivateve është i lartë në krahasim me gjendjen në Kosovë.

“Çmimet e derivatete janë të larta në krahasim të gjendjes ekonomike në Kosovë. Çmimin e përcakton Berza dhe irganizata prodhuese OPEC. Po këto rritje e kanë kaplu terë globin.

Situata e tensionuar Ukrainë & Rusi është shkaktari i rritjes te çmimeve të derivateve në tërë botën”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)