Rusia do të evakuojë diplomatët e saj nga Ukraina

  • A.P /
  • 22 February 2022 - 20:11
Rusia do të evakuojë diplomatët e saj nga Ukraina

Rusia ka marrë një vendim për të evakuuar stafin e saj diplomatik nga Ukraina, tha të martën Ministria e Jashtme ruse, shkruan Reuters, raporton Gazeta Express.

“Prioriteti ynë i parë është të kujdesemi për diplomatët rusë dhe punonjësit e Ambasadës dhe Konsullatave të Përgjithshme. Për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre, udhëheqja ruse vendosi të evakuojë stafin e misioneve ruse në Ukrainë, gjë që do të zbatohet në të ardhmen shumë të afërt“, thuhet në një deklaratë.

Ndryshe, të hënën mbrëma Rusia njohu pavarësinë e Luhanskut dhe Donetskut që janë pjesë e Ukrainës dhe kontrollohen vetëm pjesërisht nga forcat pro-ruse. Kjo lëvizje vjen disa vite pasi Rusia pushtoi Krimenë. BE dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar sanksione ndaj këtyre shkeljeve.

(Kosova Sot Online)