Apetitet e Putinit për pushtimin e Ukrainës: Televizioni shtetëror rus shfaq hartën e ndryshuar territoriale

  • E.K /
  • 23 February 2022 - 11:43
Apetitet e Putinit për pushtimin e Ukrainës: Televizioni shtetëror rus shfaq hartën e ndryshuar territoriale

Televizioni shtetëror i Rusisë që kontrollohet nga presidenti Vladimir Putin, ka shfaqur një hartë të Ukrainës për të cilën foli Putin që ka të bëjë me pretendimet se Rusia përgjatë historisë i ka bërë dhurata territoriale Ukrainës nga carët rusë, tek Lenini, Stalini e Hrushovi.

Në hartën e shfaqur të televizionit shtetëror rus të cilën e ka shpërndarë gazetari i NYT, Anton Troianovski që është Shef i Byrosë për Moskë  shihet një pjesë fare e vogël e Ukrainës së sotme të cilën pushteti i Putinit e ka cilësuar si “Ukrainë”.

“Televizioni shtetëror rus tani po ndjek fjalimin e Putinit me një diagramim grafik të “dhuratave” territoriale për Ukrainën nga carët rusë, Stalini, Lenini dhe Hrushovi. Pjesa e verdhë në mes është etiketuar “Ukrainë”, ka shkruar ai.

Ukraina është shteti me sipërfaqen më të madhe në Evropë përjashtuar Rusinë.

(Kosova Sot Online)