Nuk është fajtore Qeveria, zbrazja e këtij vendi ka filluar prej vitit 2008 e këndej

Nuk është fajtore Qeveria, zbrazja e këtij vendi ka filluar prej vitit 2008 e këndej
Nuk është fajtore Qeveria, zbrazja e këtij vendi ka filluar prej vitit 2008 e këndej

Faik Krasniqi

  • 23 February 2022 - 07:48

Shkruan: ANALISTI - Faik Krasniqi

Më shumë njerëz kanë ikur në periudhën e pasluftës se sa gjatë okupimit 10 vjeçar serb. E thonë edhe statistikat. Zbrazja e këtij vendi ka filluar prej 2008 e këndej. Edhe gjatë periudhës 99-2008 ka pasur ikje, por pas vitit 2008 ka filluar me të madhe. Ky trend po vazhdon edhe sot. Para pandemisë në ambasadën gjermane paskan qenë mbi 200 mijë aplikime për viza pune.

Qeveria Kurti normal që nuk është fajtore për largimin e qytetarëve. Por problemi me Kurtin është që ka premtuar shumë. Ka premtuar që në qeverisjen e tij njerëzit nuk do të ikin më. Një gjë e tillë nuk po ndodhë. Ai s'ka shkop magjik që të bëj mrekulli, por Kurti në opozitë e ka krijuar atë përshtypje tek shumë njerëz. Gabim i madh. Qeverisja e tij është shumë anemike. Sikur s'ka plan konkret për të gjetur asnjë zgjidhje për atë që është e trashëguar. As në ekonomi nuk kemi asgjë konkrete. Kjo e bënë qeverisjen e tij jo efikase. -Njerëzit presin rezultate. Kanë votuar ndryshimin e madh që e ka premtuar.

Shumicën e ministrave i ka shumë të dobët. As deputetët s'janë në nivelin e duhur. Shumë pak ligje të votuara në Kuvend. Çfarë do të thotë pas një vit qeverisje. Duhet t'i lë më kukurisjet për qeverisjet e kaluara. Askush nuk e ka votuar për të folur, por për të vepruar. Të gjithë ata që këtë vend e kanë sjellë në këtë gjendje t'i dërgoj në burg, ashtu siç ka premtuar në fushatë dhe sa ishte në opozitë. Përndryshe do të ndëshkohet edhe ky keq ashtu siç u ndëshkuan ata që sot janë në opozitë. Kam thënë gjithmonë. Nëse hajnat e mëparshëm na vijnë prapë në pushtet, do të jetë për fajin e tij. Ja po i sjell disa statistika sa i përket ikjeve prej përfundimit të luftës. Më shumë njerëz kanë ikur në periudhën e pasluftës se sa gjatë okupimit 10 vjeçar serb. E thonë edhe statistikat. Zbrazja e këtij vendi ka filluar prej 2008 e këndej.

Edhe gjatë periudhës 99-2008 ka pasur ikje, por pas vitit 2008 ka filluar me të madhe. Ky trend po vazhdon edhe sot. Para pandemisë në ambasadën gjermane paskan qenë mbi 200 mijë aplikime për viza pune. Me ligjin e ri ato aplikime janë hedhur poshtë. Çdo muaj me procedurat e reja po aplikojnë rreth 60 mijë njerëz, edhe pse vetëm 550 prej tyre pranohen. Në vitin 1999 sipas statistikave, Kosova paska pasur 2.2 milion banore. Sot Kosova ka rreth 1.8 milion banor. Gjatë periudhës 1999-2022, kemi pasur rreth 750 mijë lindje dhe rreth 175 mijë vdekje. Shifrat e zbrazjes se këtij vendi janë alarmuese. Prej vitit 2008 kam shkruar dhe apeluar për këtë trend të ikjes së qytetareve tanë. Kam thënë vite më parë. Vetëm të moshuarit që s'kanë ku të shkojnë do të ngelin këtu. Ndoshta edhe politikanët.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".