Lëvizja e fundit e Vuçiqit pas urdhërit të Putinit për Ukrainën

  • E.K /
  • 24 February 2022 - 10:09
Lëvizja e fundit e Vuçiqit pas urdhërit të Putinit për Ukrainën

Presidenti i Serbisë ka caktuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për shkak të ngjarjeve në Ukrainë.

Seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pritettë fillojë në orën 13.00, menjëherë pas takimit që presidenti Aleksandar Vuçiq do ta ketë me ambasadorët e Quintit.

Pas seancës së Këshillit, në ora 15:00 është caktuar mbledhja e Qeverisë, ku Vuçiq do t’u drejtohet anëtarëve të ekzekutivit serb, raporton Tanjug.

Vuçiq tha të mërkurën nga Madridi se në 48 orët e ardhshme do t’i përgjigjet kërkesave të BE-së për harmonizimin e politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE-së në lidhje me Rusinë.

Sipas tij Serbia është në një situatë shumë të vështirë dhe është nën presion të madh për t’u anëtarësuar në BE dhe për të dënuar lëvizjet e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë, si dhe për të kërkuar që vendi I tij të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

(Kosova Sot Online)