Në jaht dhe shkretëtirë, jeta luksoze e dy të arrestuarve që u kapën me 83 kilogramë heroinë /FOTO

  • G.G /
  • 24 February 2022 - 14:16
Në jaht dhe shkretëtirë, jeta luksoze e dy të arrestuarve që u kapën me 83 kilogramë heroinë /FOTO

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh të anti-drogës, dje në terminalin doganor të Hanit të Elezit, me ç’rast ka arrestuar dy persona.

Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se dy të arrestuarit, Lorik Tigani dhe Mentor Imami janë dosta të pandarë dhe janë në një lidhje familjare.

Dy të arrestuarit janë nga Peja, por që aktivitetin e tyre kohëve të fundit kryesisht e kanë patur në Prishtinë.

Imami e Tigani duket se kanë qenë merkali të luksit. Në jaht, shkretëtirë, e bregdete luksi janë parë dyshja viteve të fundit.

Kryeprokurori Shukri Jashari, ka thënë se këta persona janë ndaluar për 48 orë, si dhe akuzohen për veprën penale blerja, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve.

Sipas prokurorisë dorga ishte e fshehur në pajisje për ndriçim dhe bëhet fjalë për 160 paketime me heroinë.

(Kosova Sot Online)