
Sekretarja e Jashtme e Britanisë takohet me ambasadorin rus pas pushtrimit të Ukrainës

BBC raporton se një burim u ka thënë se është zhvilluar takimi mes sekretares së Jashtme Liz Truss dhe ambasadorit rus Andre Kelin.
Truss e thirri atë në Ministrinë e Jashtme këtë pasdite dhe e përfundoi takimin herët pasi i tha ambasadorit se duhej të kishte turp për sjelljen e Rusisë në Ukrainë.
Sekretari i Jashtëm mësohet të ketë thënë se Kremlini ka gënjyer në mënyrë të përsëritur.
Bisedimet zgjatën rreth 10 minuta dhe Truss tani i është rikthyer bisedimeve me aleatët.
(Kosova Sot Online)