Momenti që ta lig zemrën: Babë e bijë me lot në sy para ndarjes në Ukrainë

  • E /
  • 25 February 2022 - 09:59
Momenti që ta lig zemrën: Babë e bijë me lot në sy para ndarjes në Ukrainë

Në internet po qarkullon një video me pamje prekëse, ku një baba ukrainas nuk mund t’i mbajë lotët derisa përshëndetet me vajzën e tij të vogël.

Në video shihet se babai gjithashtu i jep vajzës diçka që duket si varëse për ta mbajtur kujtim nga ai, duke mos qenë i sigurt nëse do ta shohë përsëri.

Kur vajza e sheh babanë duke qarë, fillon të qajë edhe ajo.

Ukraina ua ka ndaluar largimin nga vendi burrave të moshave 18 deri 60-vjeçare. Vendet fqinje të saj, përfshirë Poloninë, kanë filluar t’i pranojnë refugjatët e parë.

(Kosova Sot Online)