Lexoni edhe:
“Zelenskiy: I pyeta të 27 liderët e Evropës nëse Ukraina do të jetë në NATO, nuk u përgjigjën”
Diplomati i njohur gjerman, Wolfgang Ischinger, e ka paralajmëruar Rusinë se NATO-ja tani është e lirë që të vendosë numër të pakufizuar trupash dhe armë bërthamore në vendet anëtare të aleancës.
“A kanë kuptuar të gjithë në Moskë se Putini sapo e ka vrarë Aktin Themelues NATO – Rusi? Që NATO-ja tani do të ishte e lirë që të pozicionojë numër të pakufizuar trupash në të gjitha vendet e reja anëtare të NATO-s nga viti 1997, përfshirë edhe armët bërthamore?”, shkroi Ischinger-i në llogarinë e tij në Twitter.
Vendet anëtare të NATO-s që kanë armë bërthamore janë Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania e Madhe.
Shtetet e Bashkuara besohet se kanë të pozicionuara armë bërthamore në pesë shtete të tjera evropiane: Belgjikë, Gjermani, Holandë, Itali dhe Turqi.
(Kosova Sot Online)