Pamje të dhimbshme: Foshnjat e porsalindura në spitalin në Ukrainë zhvendosen në bodrum pas bombardimeve ruse

  • G.G /
  • 26 February 2022 - 13:32
Pamje të dhimbshme: Foshnjat e porsalindura në spitalin në Ukrainë zhvendosen në bodrum pas bombardimeve ruse

Forcat ruse kanë bombarduar qytetin Dnipro në lindje të Ukrainës, për pasojë të porsalindurit në një spital në këtë qytet janë zhvendosur në katet e poshtme të objektit të spitalit në një vend të improvizuar kundër bombave.

Nga pamjet e shpërndara nga The Guardian, shihen foshnjat e porsalindura me inkubator të improvizua.

“Foshnjat e porsalindura nga njësia e kujdesit intensiv neonatal në një spital për fëmijë në Dnipro, në Ukrainën lindore, u zhvendosën në një strehë të improvizuar kundër bombave në një kat më të ulët të ndërtesës të enjten. Dnipro ishte objektivi i sulmeve me raketa ndërsa pushtimi rus i vendit filloi herët në mëngjes të së enjtes”, e përshkruan video-incizimin gazetës britanike.

https://www.youtube.com/watch?v=kdjiD_z44Mg

(Kosova Sot Online)