The Guardian: Turqia nuk ka vendosur ende për mbylljen e ngushticave për luftanijet ruse

  • E.K /
  • 26 February 2022 - 16:31
The Guardian: Turqia nuk ka vendosur ende për mbylljen e ngushticave për luftanijet ruse

Turqia ka thënë se ende nuk ka marrë një vendim në lidhje me mbylljen e ngushticave të saj midis Mesdheut dhe Detit të Zi ndaj marinës ruse, pavarësisht pretendimeve të presidentit ukrainas Zelensky.

Ky është sqarimi i parë zyrtar që kur Zelenskiy tha të shtunën se Turqia kishte rënë dakord të mbyllte rrugët ujore për anijet luftarake – gjë që do të ishte një ndihmë e madhe mbrojtëse për Ukrainën, shkruan The Guardian.

Në anën tjetër sipas Reuters, një zyrtar turk tha se “nuk ka marrë një vendim për të mbyllur ngushticat për anijet ruse”.

Nëse kjo do të ndodhte, atëherë do të shkelej konventa e shteteve në Detin e Zi, që anijet luftarake mund të kthehen në porte gjatë luftës.

Marina ruse ka qenë përgjegjëse për viktimat në brigjet e Ukrainës dhe në ishujt në Detin e Zi.

(Kosova Sot Online)