Ukraina ndan para për familjet e ushtarëve të vrarë, kjo është shuma

  • A.P /
  • 28 February 2022 - 15:54
Ukraina ndan para për familjet e ushtarëve të vrarë, kjo është shuma

Ukraina ua ka rritur pagat ushtarëve këtë kohë. Tashmë një ushtar do të marrë afro 3 mijë euro pagë dhe ky vendim nuk është për t’ju thënë “faleminderit” atyre, tha ministri ukrainas i Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka vendosur po ashtu që t’i ndihmojë financiarisht edhe familjet e ushtarëve që u vranë në këto ditë të luftimeve me forcat ruse.

Famljeve të të rënëve do t’u paguhet ndihma financiare një herë në shumën prej 15 milionë UAH (444 mijë e 808 euro), e cila shpërndahet në mënyrë të barabartë për të gjitha familjet.

(Kosova Sot Online)