Lexoni edhe:
Nxënësi që u therr për vdekje në Vranjevc ishte në klasë të 9’të
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka thënë për mediat shtetërore se forcat e tij nuk do të bashkohen me trupat ruse në pushtimin e Ukrainës.
Lukashenko, i cili është një aleat i ngushtë i Vladimir Putin, tha se “ushtria bjelloruse nuk po merr pjesë në aksione ushtarake kundër Ukrainës dhe kurrë nuk ka marrë pjesë”, raporton BBC.
Nxënësi që u therr për vdekje në Vranjevc ishte në klasë të 9’tëLexoni edhe:
“Ne mund t’ia dëshmojmë këtë kujtdo. Për më tepër, udhëheqja ruse nuk e ngriti kurrë këtë çështje me ne – përfshirjen tonë në konfliktin e armatosur. Dhe ne nuk kemi ndërmend të marrim pjesë në këtë operacion special në Ukrainë në të ardhmen”, u shpreh Lukashenko.
Dje ishte ngritur frika se Lukashenko po përgatitej të dërgonte një forcë ushtarake për t’u bashkuar në sulmin në Kiev.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price, tha të hënën se Rusia kishte “tallur” sovranitetin e Bjellorusisë duke nisur pushtimin e saj të Ukrainës nga territori bjellorus.
(Kosova Sot Online)