Osmani: Po punojmë ngushtë me Erdoganin për shtimin e njohjeve të Kosovës

  • A.P /
  • 01 March 2022 - 17:52
Osmani: Po punojmë ngushtë me Erdoganin për shtimin e njohjeve të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani, në një konferencë të përbashkët për media me presidentin turk Reccep Tayyip Erdogan, ka thënë se shteti turk ka qenë zëri i Kosovës në shumë forume ndërkombëtare ku Kosova ende s’ka zë.

Osmani tha se bashkë me homologun turk janë duke punuar ngushtë për shtimin e njohjeve për Kosovën dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Ne e shohim përkushtimin e palëkundur nga Turqia për t’i thelluar marrëdhëniet. Turqia ka qenë ndër shtetet që na ka qëndruar pranë duke na hapur dyert e komunikimit”.

Osmani ka falënderuar Turqinë edhe kur në 99-ën i hapi dyert 10 mijë refugjatëve kosovarë dhe u shpëtoi jetën.


(Kosova Sot Online)