Shkencëtarët rusë dalin hapur kundër Putinit

  • E.K /
  • 03 March 2022 - 08:20
Shkencëtarët rusë dalin hapur kundër Putinit

Mijëra shkencëtarë rusë dhe gazetarë të shkencës, kanë vënë emrat e tyre në një deklaratë si shenjë proteste kundër pushtimit “të padrejtë dhe të pakuptimtë” të Ukrainës.

Deklarata u publikua në internet fillimisht në rusisht nga TRV Science.

Kjo deklaratë u nënshkrua nga shkencëtarët kryesorë, duke përfshirë rreth 25 anëtarë të Akademisë së Shkencave Ruse.

Ata thonë se faji për “shpalljen e një lufte të re në Evropë” është “plotësisht i Rusisë”.

“Ne kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të të gjitha operacioneve ushtarake të drejtuara kundër Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

Sipas shkencëtarëve, veprimet e Rusisë – dhe sanksionet pasuese me të cilat përballet nga vendet e tjera – nënkuptojnë se Moska “e ka dënuar veten në izolim ndërkombëtar”.

“Kjo do të thotë se ne, shkencëtarët, nuk do të jemi më në gjendje ta bëjmë punën tonë normalisht. Kryerja e kërkimeve shkencore është e paimagjinueshme pa bashkëpunim të plotë me kolegë nga vendet e tjera”, thuhet ndër të tjera në deklaratë. /REL/

(Kosova Sot Online)