Rusia dhe Serbia kanë plan të rrezikshëm, luftën në Ukrainë ta shfrytëzojnë edhe për ndarjen e Kosovës!

Rusia dhe Serbia kanë plan të rrezikshëm, luftën në Ukrainë ta shfrytëzojnë edhe për ndarjen e Kosovës!
Rusia dhe Serbia kanë plan të rrezikshëm, luftën në Ukrainë ta shfrytëzojnë edhe për ndarjen e Kosovës!

Skender Mulliqi

  • 03 March 2022 - 07:49

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Edhe në Kosovë këto dy shtete po dëshirojnë të realizojnë projektin për Serbi të Madhe me shkëputjen e veriut të vendit. Putin dhe Vuçiq po tentojnë që më luftë të formojnë shtete të reja me territore të huaja, duke krijuar presedan ndërkombëtar, duke i rrezikuar kështu edhe të drejtat elementare njerëzore në botë.

Dhunuesit të Moskës, Vladimir Putin, duhet shuar iluzionet së mund të grabitë gjithçka në Ukrainë dhe më gjerë. Këtij diktatori duhet hequr gjithashtu iluzionet hegjemoniste në hapësirat ballkanike. Në vizionin e Putinit nuk ekziston askush tjetër pos tij, dhe politikave pushtuese sikur që i kishte Millosheviqi në ish- Jugosllavi. Vashingtoni duhet të shuplakosë rëndë këtë imbicil që më në fund ti pranojë shtetet dhe popujt që janë më të vegjël. Të pranojë se ato kanë zgjedhur rrugën e tyre .

Ky monstrum që 22 vite sa është në pushtet vetëm telashe i ka sjellë botës demokratike. Miti i tij gjoja për real politikën dhe ” Botën Ruse” e “Botën Serbe, së shpejti do të duhet të përfundojnë në bërllokun e historisë. Nëse Mihael Gerbaqov u angazhua deri në fund për shpërbërjen e ish Bashkimit Sovjetik, potezat e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin janë për rikthimin e ndikimit të humbur, duke i pranuar një nga një regjionet separatiste ruse të Donjeskut dhe Luganskit si të pavarura, për çka edhe u shkaktuan tensione në mbarë botën demokratike. Putin menjëherë nga pranimi I tyre nisi forcat ushtarake për pushtim të Ukrainës. Në anën tjetër Perëndimi dhe Amerika kanë paralajmëruar sanksione të ashpra ndaj Rusisë.

Edhe Bosnja e cila po funksionon nga tre etnitë, ku serbët siç dihet arritën më luftë të formojnë Republika Srpska, Rusia dhe Serbia do të tentojnë të përsëritin situatën këtu, atë të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, duke e shkëputur atë Republikën Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilën gjë që shumë kohë po e synon Dodik. Edhe në Kosovë këto dy shtete po dëshirojnë të realizojnë projektin për Serbi të Madhe me shkëputjen e veriut të vendit. Putin dhe Vuçiq po tentojnë që më luftë të formojnë shtete të reja me territore të huaja, duke krijuar presedan ndërkombëtar, duke i rrezikuar kështu edhe të drejtat elementare njerëzore në botë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".