
Lexoni edhe:
Rusia dhe Serbia kanë plan të rrezikshëm, luftën në Ukrainë ta shfrytëzojnë edhe për ndarjen e Kosovës!
Qytetet ukrainase të Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol “mbeten në duart e Ukrainës”, pavarësisht bombardimeve të rënda nga forcat ruse, tha të enjten Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, raporton CNN.
“Disa forca ruse kanë hyrë në qytetin e Khersonit, por situata ushtarake mbetet e paqartë”, tha Ministria britanike e Mbrojtjes në përditësimin e saj të fundit të inteligjencës.
Megjithatë, kryebashkiaku i qytetit, Ihor Kolykhaiev tha se ushtria ukrainase nuk është më e pranishme në Kherson në një deklaratë të postuar të mërkurën në Facebook.
Banorët tani duhet t’i zbatojnë udhëzimet e “njerëzve të armatosur që erdhën në administratën e qytetit”, tha Kolykhaiev, duke treguar se qyteti tani ka rënë nën kontrollin rus.
Sipas përditësimit të Ministrisë britanike të Mbrojtjes, kolona e madhe ruse që po lëviz drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kyivit, mbetet më shumë se 30 kilometra larg nga qendra e qytetit.
Ajo ka bërë “progres të vogël të dukshëm në më shumë se tri ditë” pasi është “vonuar nga rezistenca e fortë ukrainase, prishja mekanike dhe bllokimi”, tha Ministria britanike.
“Ministria ruse e mbrojtjes është detyruar të pranojë se 498 ushtarë rusë janë vrarë tashmë dhe 1,597 janë plagosur në luftën e Putinit”, vazhdoi përditësimi.
“Numri aktual i të vrarëve dhe të plagosurve pothuajse me siguri do të jetë dukshëm më i lartë dhe do të vazhdojë të rritet”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)