Konjufca takohet nesër me kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut

  • A.P /
  • 03 March 2022 - 16:04
Konjufca takohet nesër me kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të takohet nesër me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun të Kuvendit, takimi do të mbahet në orën 10:00.

Më pas, ata do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, në orën 10:45.

(Kosova Sot Online)