A duhet NATO të hyjë në konflikt me Rusinë, ministri i Jashtëm letonez: Duhet t’i konsiderojmë të gjitha opsionet

  • E.K /
  • 04 March 2022 - 09:56
A duhet NATO të hyjë në konflikt me Rusinë, ministri i Jashtëm letonez: Duhet t’i konsiderojmë të gjitha opsionet

Ministri i Jashtëm i Letonisë ka thënë se NATO duhet t’i konsiderojë të gjitha opsionet kur është pyetur nëse aleanca veriatlantike duhet të hyjë në konflikt direkt me Rusinë.

Kryediplomati Edgars Rinkevics i tha BBC-së se qeveritë “nuk duhet të përjashtojnë” asnjë mjet për të ndaluar pushtimin rus mbi Ukrainë,shkruan The Guardian.

“Mendoj se duhet t’i shqyrtojmë të gjitha opsionet, por gjithashtu duhet të kuptojmë, le të themi, disa politika të NATO-s mund të zbatohen vetëm nëse ato vende që kanë asetet e nevojshme bien dakord për këtë”, tha ai.

Ish-kryeministri ukrainas Oleksiy Honcharuk, poashtu në BBC tha se vendet e tjera evropiane “nuk e kuptojnë” deri ku do të shkojë Putin.

Ai tha se udhëheqësit nga vendet e tjera duhet të ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë ushtarake dhe “të paktën të mbyllin qiejt tanë për të na mbrojtur nga kërcënimi”.

(Kosova Sot Online)