Musliu: Gjendja e sigurisë në vend është stabile

  • E.K /
  • 04 March 2022 - 13:02
Musliu: Gjendja e sigurisë në vend është stabile

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Ganimete Musliu ka thënë se gjendja e sigurisë në vend është stabile.

Kjo deklaratë e Musliut erdhi pas raportimit të drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti në Komision.

Musliu tha se kanë marrë detaje për cdo gjë për sa i përket sigurisë në Kosovë.

“Sot kishim në raportim drejtorin e Agjencisë për Inteligjencë të Kosovës për t’u informuar në detaje për gjendjen e sigurisë në vend. Morëm raportim për detaje për çdo gjë dhe çështjen e përgjithshme të sigurisë kombëtare. Dua t’i sigurojë qytetarët e Kosovës se nuk ka vend për panik, gjendja e sigurisë në vend është stabile. Kujdesi i institucioneve të Kosovës përfshirë AKI-në është në gjendje gatishmërie dhe në krye të detyrës”, u shpreh ajo.

Tutje, Musliu i bëri thirrje presidentes dhe kryeministrit që të dalin për t’u deklaruar për gjendjen e sigurisë në vend.

“Kërkoj nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, që të dalin dhe të deklarohen për gjendjen e sigurisë në vend, është vërejtur të qytetarët panik i shtuar, që të furnizohen me rezerva të shumta”, tha më tutrje ajo. 

(Kosova Sot Online)