Një paraveting i domosdoshëm në polici për ta shkëputur zinxhirin e lidhjes me krimin!

Një paraveting i domosdoshëm në polici për ta shkëputur zinxhirin e lidhjes me krimin!

Gani Qarri

  • 04 March 2022 - 12:15

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Paravetingu në polici, duhet të ndodhë medoemos për vet faktin se zyrtari i parë që përballet me krimin dhe korrupsionin, është polici hetues apo ai i zakonshëm, nga i cili varet e gjithë procedura e më pastajme e procedimit të rastit, e raportimit dhe dokumentimit për hetim e mbledhje provash edhe nga Prokuroria, si hapi i dytë i procedurës.

Prokuroria Themelore dhe njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, njoftoi se pas një punë të gjatë hetimore dhe intensive të udhëhequr nga prokurori i shtetit, më 16.02.2022, ka ngritur aktakuzë kundër 12 zyrtarëve policor, si dhe një qytetari civil, për vepra të ndryshme penale, përfshirë edhe drogën dhe substancat narkotike. Se Republika e Kosovës nga korrupsioni galopant dhe krimi i organizuar, i shtrirë në të gjitha poret e jetës, është kthyer në vend të befasive dhe oazë të keqpërdorimeve të llojllojshme kundërligjore, e vërteton edhe fakti, se siç u cek edhe më lartë, në krim e korrupsion janë involvuar edhe vet organet e rendit si dhe ato të drejtësisë së kapur, tash e mbi dy dekada nga nëntoka kriminale dhe rrjetet e krimit të organizuar në Kosovë.

Këtë e dëshmon më së miri, prania enorme, e fenomenit të rrezikshëm të krimit dhe abuzimit me detyrën zyrtare edhe nga ana e vet policëve të Kosovës, akt i cili e bënë shumë urgjente nevojën e fillimit sa më të shpejt, të “dezinfektimit” të gjithë strukturës policore të vendit, nga lidhja me korrupsionin dhe krimin e organizuar, si hapi i parë i domosdoshëm-PARAVETING, për futjen në binar të shëndosh të të gjitha institucioneve të drejtësisë dhe të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Paraveting-u në polici, duhet të ndodhë medoemos për vet faktin se zyrtari i parë që përballet me krimin dhe korrupsionin, është polici hetues apo ai i zakonshëm, nga i cili varet e gjithë procedura e më pastajme e procedimit të rastit, e raportimit dhe dokumentimit për hetim e mbledhje provash edhe nga Prokuroria, si hapi i dytë i procedurës. Për aq më tepër, muajt e fundit, janë shpeshtuar me të madhe rastet, ku zbulohet se vet policët kanë lidhje apo janë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në korrupsion dhe krim të organizuar, siç e dëshmon edhe kapja në flagrancë e vet policëve të shtetit, me lëndët narkotike dhe-droga të rënda, në vend se ato të luftoheshin prej tyre.

Prandaj Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe njësiti për Krime Ekonomike e Korrupsion pas një punë të gjatë hetimore dhe intensive të udhëhequr nga prokurori i shtetit, më 16.02.2022, ka ngritur aktakuzë kundër 12 zyrtarëve policor, si dhe një qytetari, për vepra të ndryshme penale, përfshirë edhe drogën dhe substancat narkotike. Dhe sipas aktakuzës, i pandehuri B.J., që është edhe zyrtar policor, ka kryer veprat penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe mjeteve analoge”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, të parapara sipas KPRK-së.

Dhe siç njoftohet nga zhvillimi i hetimeve, muajt e fundit, janë shpeshtuar me të madhe rastet, ku zbulohet se vet policët kanë lidhje apo janë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në korrupsion dhe krim të organizuar, siç e dëshmon edhe kapja në flagrancë e vet policëve të shtetit, me lëndët narkotike dhe-droga të rënda, në vend se ato të luftoheshin prej tyre. Edhe i pandehuri V.Sh., po ashtu zyrtar policor, ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor”, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, të parapara sipas KPRK-së. Kurse të pandehurit: M.G., D.M., V.F., F.K., J.D dhe L.M.,të gjithë zyrtarë policor, kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, sipas KPRK-së. Të pandehurit R.S., M.K dhe V.Z., zyrtarë policor, kanë kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë rupor”, të parapara sipas KPRK-së. I pandehuri V.B., zyrtar policor, ka kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, të parapara sipas KPRK-së.

I pandehuri A.H., qytetar, ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, të paraparë sipas KPRK-së. Në këtë çështje penale, është i përfshirë edhe një dëshmitar bashkëpunues, dhe për të gjithë këta të akuzuar, Prokurori i shtetit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë të shpallen fajtor për veprat penale që i’u vihen në ngarkesë dhe të dënohen sipas ligjit. Mjerisht rastet e tilla, kur në vepra penale, me drogë e narkotik, janë të përfshirë edhe vet policët, e që siç po shihet, nuk janë vetëm një a dy raste, por me dhjetëra e më shumë sosh, jo vetëm që vazhdojnë të shtohen dita-ditës duke mbuluar raportet ditore të kronikës së abuzimit me ligjin, por po i shqetësojnë me të madhe prindërit dhe familjet për sigurinë qytetare dhe të fëmijëve të tyre minor.

Prandaj Ministria e Punëve të brendshme, do të duhej vepruar me urgjencë, për të rianalizuar dhe hetuar thellësisht dosjet e të gjithë strukturës policore, që së bashku me AKI-në, të gjurmojnë edhe të kaluarën e policëve në detyrë, për vet faktin se, jo pak nga ata po dëshmohet se megjithëse kanë të kaluar kriminale, arrijnë të depërtojnë në polici pa kritere profesionale, vetëm me preferenca të grupeve të interesit, politikës, lidhjeve familjare e ryshfetit, si dhe të vet nëntokës së krimit të organizuar, gjë që po i qetë hije shumë të keqe gjithë shtetit të Kosovës, në vend dhe në botë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".