Shifra dramatike: Më shumë se 2000 civilë të vdekur në Kharkiv, në mesin e tyre edhe 100 fëmijë

  • G.G /
  • 04 March 2022 - 13:46
Shifra dramatike: Më shumë se 2000 civilë të vdekur në Kharkiv, në mesin e tyre edhe 100 fëmijë

Lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e dytë, me disa qytete kyçe të bombarduara nga raketat ruse ndërsa një kolonë lëviz ngadalë drejt kryeqytetit. Mbi një milion ukrainas kanë ikur në vendet fqinje, por për ata që nuk mund të largohen nga Kievi, jeta ka vazhduar. Parlamenti ukrainas thotë se 390 foshnja kanë lindur në Kiev në 8 ditët e fundit, 199 djem dhe 191 vajza.

Spitalet janë detyruar të ‘lëvizin’ nën tokë pasi sirenat ajrore u dëgjuan në të gjithë kryeqytetin ditët e fundit.

“Dje numëruam më shumë se 2000 civilë të vdekur dhe mbi 100 fëmijë. Ne mund të llogarisim vdekjet dhe lëndimet me qindra çdo orë.” Këtë e deklaroi Serhiy Chernov, president i këshillit rajonal të Kharkivit, në një video-lidhje me Samitin e rajoneve në zhvillim në Marsejë. Një fshat, ai Lakevo në rrethin e Kharkiv, u shkatërrua plotësisht.

Forcat ruse goditën një shkollë në Zhytomyr, në perëndim të Kievit, duke shkatërruar ndërtesën. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë së qytetit Serhiy Sukhomlyn në Facebook, sipas mediave vendase.

“Një raketë ose një bombë sapo u hodh në shkollën 25 të qytetit. Gjysma e ndërtesës është shkatërruar”, thuhej në njoftim.

Sipas informacioneve paraprake, nuk është raportuar asnjë viktimë.

(Kosova Sot Online)