Cila ishte vizita e parë dhe e vetme e Putinit në Kosovë

  • E.K /
  • 07 March 2022 - 14:24
Cila ishte vizita e parë dhe e vetme e Putinit në Kosovë

Ndoshta prej personave më të përmendur në botë për momentin, është presidenti rus Vladimir Putin. Pushtimi që po tenton t’i bëjë Ukrainës, atë e ka shndërruar edhe në një nga personat më të urryer në botë.

Mirëpo, kur ishte hera e parë dhe e vetme që Putin ishte në Kosovë?

Presidenti rus Vladimir Putin bëri një ndalesë të paplanifikuar në Kosovë, në qershorin e vitit 2001.

Vizita erdhi pasi ai akuzoi shqiptarët si “terroristë” dhe i fajësoi për prishjen rendit dhe stabilitetit në rajon.

Putin ateroi në Aeroportin e Prishtinës pas vizitës në Beograd. Vizita e tij u njoftua në minutën e fundit për shkak të shqetësimeve të sigurisë nga stafi i tij.

Në mbërritjen e tij Putini u përshëndet nga një gardë nderi ruse me doreza të bardha dhe me himnin kombëtar rus. Pjesë e vizitës ishin edhe ministri i jashtëm rus, Igor Ivanov dhe ministri i Mbrojtjes, Sergei Ivanov.

Gjatë qëndrimit në aeroport, Putin përshendeti e dekoroi disa ushtarë rusë dhe më pas u takua edhe me një nga komandantët e NATO-s, Gjeneral Leger Danez.

(Kosova Sot Online)