Betejë e pakompromis e krimit të organizuar për kapjen e Gjykatës së Apelit!

Betejë e pakompromis e krimit të organizuar për kapjen e Gjykatës së Apelit!

Hajrullah Tërnava

  • 07 March 2022 - 07:46

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Me 28 mars bëhen plotë nëntë muaj që kur Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shpallur konkursin për kryetar të Gjykatës së Apelit dhe kjo pozitë nuk është plotësuar akoma. Pra nga 28 qershori i vitit 2021, kur edhe ishte shpallur konkursi për kreun e apelit, KGjK-ja nuk ka arritur akoma të bëjë zgjedhjen. Nga situata tani e krijuar e që asnjëri nuk di arsyen e kësaj vonese, derisa jepen mendime të ndryshme për mos zgjedhjen e kryetarit. Procesi nga KGjK-ja nuk ka lëvizur fare që nga fillim kur është bërë vlerësimi i performancës së kandidatëve e kundërshtimet dhe nuk dihet kur do të përfundojnë, derisa kryetarit Hasan Shala i ka skaduar mandati më 9 gusht 2021.

Situata e drejtësisë nëpër institucionet shtetërore në të cilën tani gjendet Kosova, me lëndë të pazgjidhura dhe shumë probleme tjera, deri në vjetërsimin e tyre në të gjitha institucionet e saje, kishim shpresa se situata do të ndryshoj në të mirë derisa vendi po qeveriste nga partia në pushtet që premtonte se do ta luftoj krimin në përgjithësi dhe të këqijat tjera neper institucione, por sfidat dhe problemet po vazhdojnë akoma. Në bazë të kësaj përvoje të kaluar edhe tani po krijohen dyshime, së në shumë institucione edhe më tutje po përzgjidhen njerëzit e ndikuar dhe të dëgjueshëm ndaj pushtetarëve qoftë atyre të mëparshëm të cilët ende kanë ndikim në këto institucione, apo do të vazhdohet si deri më tani që të përzgjidhen njerëz të ndikuar edhe nga kjo qeveri.

Kjo gjendje, si kjo e tanishmja vendit, po shkaktojnë telashe dhe pengesa administrative, për çka edhe po kemi shumë ngecje në procedurat administrative, prandaj jo rastësisht e kemi gjendjen e tillë, jo rastësisht edhe tani po vazhdon gjendja skandaloze e përpjekjes për kapje ekstreme të KGJK-së nga grupet e ngushta të interesit, dha nëntoka kriminale ku as pas tetë muajsh KGjK-ja nuk po arrin ta zgjedh kryetarin e Gjykatës së Apelit. Në bazë të përvojave të deritashme, edhe tani është lufta për ri kapjen e Apelit ai kulmi i luftës së krimit të organizuar që ta uzurpon sistemin e drejtësisë për të ja bërë avokatinë krimit. Për këtë ngecje të gjatë është informuar edhe Qeveria e Kosovës kryeministri, krye parlamentari e ministresha e Drejtësisë të cilët duhet të veprojnë për këtë rast, por akoma nuk ka as edhe një reagim të vetëm.

Për këtë situatë skandaloze edhe zëri i OJQ-ve sikur nuk po dëgjohet fare. Thuajse janë vënë në gjumë ose e kanë blerë paqen me grupet e interesit, duke mos u marr me neglizhencën e mos zgjedhjes së kryetarit të ri të Gjykatës së Apelit. Me 28 mars bëhen plotë nëntë muaj që kur Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shpallur konkursin për kryetar të Gjykatës së Apelit dhe kjo pozitë nuk është plotësuar akoma. Pra nga 28 qershori i vitit 2021, kur edhe ishte shpallur konkursi për kreun e apelit, KGjK-ja nuk ka arritur akoma të bëjë zgjedhjen. Nga situata tani e krijuar e që asnjëri nuk di arsyen e kësaj vonese, derisa jepen mendime të ndryshme për mos zgjedhjen e kryetarit. Procesi nga KGjK-ja nuk ka lëvizur fare që nga fillim kur është bërë vlerësimi i performancës së kandidatëve, e kundërshtimet dhe nuk dihet kur do të përfundojnë, derisa kryetarit Hasan Shala i ka skaduar mandati më 9 gusht 2021.

Ushtrues i detyrës ishte emëruar Afrim Shala, i cili po vazhdon ta ushtron funksionin deri në emërimin e kryetarit të ri. Duke i pasur parasysh situatat e deritashme, të gjitha dyshimet janë se në pyetje janë grupet e interesit dhe nëntoka e politikës, ato që akoma po e mbajnë peng procesin e zgjedhjes dhe plotësimit të kësaj pozite sipas ligjit e kushtetutës. Konkursi ka qenë i hapur nga 28 qershor 2021 deri më 12 korrik 2021, dhe të drejtë aplikimi kanë pasur të gjithë gjyqtarët e Apelit të cilët i kanë përmbushur kriteret e përcaktuara në shpalljen publike. Ngecja e përzgjedhjes se deritashme është për tu habitur edhe që pretendentët për pozitën e kryetarit të Gjykatës së Apelit, pas mbylljes së konkursit me listën prej 6 kandidatëve konkurrues, pretendentë për këtë pozitë janë Nehat Idrizi, Hashim Çollaku, Zyhdi Haziri, Valon Totaj, Bashkim Hyseni dhe Kreshnik Radoniqi. Deri sa të kemi këso ngecjesh të përzgjedhjes së njerëzve udhëheqës nëpër institucionet e rëndësishme shtetërore, gjithsesi se nuk mund të lavdërohemi me punë të suksesshme të këtyre institucioneve, prandaj problemet dhe ngecjet deri në vjetërsim të lëndëve do ti kemi edhe në të ardhmen si deri më tani.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".