Ministri lituanez: S’mund ta paguajmë naftën me gjakun e Ukrainës

  • E.K /
  • 07 March 2022 - 15:39
Ministri lituanez: S’mund ta paguajmë naftën me gjakun e Ukrainës

Ministri i Jashtëm i Lituanisë Gabrielius Landsbergis ka bërë thirrje për embargo ndaj shitjeve të energjisë ruse. Ai tha se bota nuk mund të paguajë naftën dhe karburanteve me gjakun e Ukrainës, raporton BBC.

“Burimet e energjisë që ne importojmë paguajnë për operacionin ushtarak rus. Ne nuk mund të paguajmë naftën dhe gazin me gjakun e Ukrainës”, tha Landsbergis në një takim të përbashkët me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken në Vilnius.

Kryeministri italian Mario Draghi po takohet me shefen e BE-së Ursula Von der Leyen në Bruksel për të diskutuar varësinë aktuale të Italisë nga energjia ruse dhe çfarë mund të bëhet për të diversifikuar furnizimin aktual të Italisë me energji.

Italia dhe Gjermania janë ndër vendet evropiane që do të ndikoheshin më rëndë nga kufizimet e importit të naftës ruse.

Çmimi i naftës është rritur në nivelin më të lartë që nga korriku 2008. Nafta e papërpunuar Brent – pikë referimi globale e naftës – u rrit mbi 139 dollarë për fuçi.

(Kosova Sot Online)