Gazetarët e mediave kineze vishen si ushtarë rusë duke raportuar nga Ukraina

  • E.K /
  • 08 March 2022 - 12:54
Gazetarët e mediave kineze vishen si ushtarë rusë duke raportuar nga Ukraina

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia është lajmi më i rëndësishëm ndërkombëtar. Gazetarë nga e gjithë bota kanë shkuar atje për t’i ndjekur nga afër zhvillimet e luftës që deri tani ka pasuar me më së shumti refugjatë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Julian Roepcke, gazetar i të përditshmes gjermane, Bild, ka publikuar fotografi të gazetarëve kinezë, që në vend të veshjeve që në mbishkrim sinjalizojnë se bëhet fjalë për media, janë të veshur me uniformë ushtarake të forcave ruse.

Duke raportuar nga Mariupoli, një nga qytetet më të bombarduara nga forcat ruse, gazetarët kinezë duket se janë pajisur me mjete nga ushtarët rusë. Ata, bashkë me forcat ruse udhëtojnë nëpër Ukrainë.

(Kosova Sot Online)