Blinken, Europës: Rusia po e përdor energjinë si armë, hiqni varësinë nga ajo

  • E.K /
  • 08 March 2022 - 14:08
Blinken, Europës: Rusia po e përdor energjinë si armë, hiqni varësinë nga ajo

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se është kruciale për vendet europiane që të ndalojnë së mbështeturi te energjia ruse, sidomos tani kur lufta në Ukrainë vazhdon.

Duke folur në një konferencë të përbashkët me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, tha se kjo është “një mundësi, jo vetëm e rëndësishme, por e domosdoshme për të hequr përfundimisht, për shumë vende në Europë, varësinë nga energjia ruse, sepse Rusia e përdor atë si armë”.

Ndërkaq, Kallas ka thënë se Rusia duhet izoluar plotësisht nga bota e lirë, duke shtuar se “dhuna e Putinit duhet të jetë në korrelacion me sanksionet e mëtejshme dhe gjithashtu vendimet e izolimit”.

Po ashtu, ajo i ka bërë thirrje NATO-s që të punojë për një “strategji të përditësuar për mbrojtjen në rajonin tonë”.

(Kosova Sot Online)