Vdes nëna e Bedri Hamzës

  • A.P /
  • 08 March 2022 - 20:21
Vdes nëna e Bedri Hamzës

Kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza ka bërë të ditur se nëna e tij ka vdekur sot.

Lajmin Hamza e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij:

Lamtumirë NANË!

Sot kur t’i mbylle sytë, për ta nisur rrugën e amshimit, more me vete edhe një pjesë timen. Ndjenjën e ngrohtësisë dhe dashurisë, që vetëm shpirti yt i bardhë diti ta jap me aq urtësi e mirësi.

Lamtumirë, kujtimi më i bukur i imi!

Familjarë dhe miq, varrimi i Nënës do të bëhet nesër (e Mërkure) me 09 Mars 2022, në varrezat e Fshatit Klinë e Epërme, Komuna e Skenderajt, në orën 15:30.

(Kosova Sot Online)