Qeveria mblidhet sot

  • E.K /
  • 09 March 2022 - 09:03
Qeveria mblidhet sot

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot, me fillim nga ora 10:00..

Lajmin e ka bërë me dije Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Ngjarja që zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, mund të përcillet vetëm nga gazetarët, kameramanët dhe fotografët që janë të akredituar dhe kanë me vete kartelat e akreditimit.

Për ngjarjet që zhvillohen në ndërtesë të Qeverisë, gazetarët, kameramanët dhe fotografët duhet të jenë të pajisur me maska mbrojtëse dhe t’i vendosin ato”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)