Luftërat e drejta duhet të përkrahen edhe nga Kosova

Luftërat e drejta duhet të përkrahen edhe nga Kosova
Luftërat e drejta duhet të përkrahen edhe nga Kosova

Muhamet Kelmendi

  • 09 March 2022 - 07:45

Shkruan:Analist - Muhamet Kelmendi

Siç kishim dëshirë gjatë luftës së UCK-së të na ndihmonin të huajt me armë dhe me njerëz, kërkohet që edhe ne si shtet dhe qytetar të ndihmojmë në luftërat e drejta popujt dhe shtetet. Baza e kësaj është dhe mbetet te fakti dhe te karakteri dhe qëllimi i luftës. Mbështetja bazike është lufta e drejte për barazi, liri, mbrojtje dhe demokraci me luten kundër barazisë, që mbështetet në terrorizëm dhe në okupim, në shovinizëm dhe në urrejtje nacionalë - raciste. Këto dallojnë shumë.

-Çështja e ndalimit të pjesëmarrjes të qytetarëve nga Kosova në luftërat e huaja është parimisht jo i qëlluar dhe shkon në kundërshtim me luftërat e drejta që i bëjnë popujt për liri dhe për pavarësi. Në luftën e fundit në Kosovë të udhëhequr nga UCK kemi pasur me qindra qytetarë të huaj që kanë marrë pjesë në luftën e drejtë të popullit shqiptar. Edhe më herët, para Luftës së Dytë Botërore, kanë marrë pjesë kosovarët në luftërat e drejta. Ndërsa, lufta terroriste e organizuar nga ISIS, që edhe qytetarët nga Kosova shkuan dhe morën pjesë, është luftë e padrejtë dhe e dënueshme. Dihet se disa shkuan të mashtruar dhe të gënjyer mbi baza ideologjike fetare dhe disa të paguar si mercenar. Pjesëmarrja ishte tërësisht jo njerëzore.

Lufta e ISIS ishte luftë terroriste e mbështetur në urrejtje dhe në dhunë jo njerëzore. U mbushën rrugët në Irak dhe në Siri me viktima krimiale. Vriteshin të rinjë dhe fëmijë, gra dhe pleq. Vriteshin dhe masakroheshin në mënyrë barbare të gjithë ata që ishin kundër.Kjo duhet të sanksionohet me ligj dhe pjesëmarrësit, pavarësisht formës si kanë shkuar, dënohen në bazë të ligjit mbi veprimtari terroriste. Me Ligjin e Kosovës është barazuar, aq sa unë e di, lufta terroriste apo pjesëmarrja në ato lufta, me luftën e drejtë dhe çlirimtare.

Ky barazim i luftës së drejtë me atë të padrejtë nuk është i qëlluar dhe kërkohet të ndryshohet me amendamente. Siç kishim dëshirë gjatë luftës së UCK-së të na ndihmonin të huajt me armë dhe me njerëz, kërkohet që edhe ne si shtet dhe qytetar të ndihmojmë në luftërat e drejta popujt dhe shtetet. Baza e kësaj është dhe mbetet te fakti dhe te karakteri dhe qëllimi i luftës. Mbështetja bazike është lufta e drejte për barazi, liri, mbrojtje dhe demokraci me luten kundër barazisë, që mbështetet në terrorizëm dhe në okupim, në shovinizëm dhe në urrejtje nacionalë - raciste. Këto dallojnë shumë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".