Kjo është gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 12:09
Kjo është gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët në Kosovë janë të qarkullueshme, pas reshjeve të fundit të borës në Kosovë.

MI ka njoftuar se kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve kanë ndërhyrë dhe i kanë liruar rrugët nga bora.

Gjendje e mirë e rrugëve raportohet të jetë edhe në viset malore.

“Sipas informacioneve nga terreni nga menaxheret e mirëmbajtjes së rrugëve, gjendja e rrugëve në vendin tonë është e mirë, të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për komunikacionin e automjeteve. Pas reshjeve të borës kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-së, kanë  intervenuar  me pastrim të borës dhe hudhje të kripës në shtresat qarkulluese për shkak të sigurisë në komunikacion gjatë tërë kohës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Sipas informacioneve nga terreni nga menaxheret e mirëmbajtjes së rrugëve, gjendja e rrugëve në vendin tonë është e mirë, të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për komunikacionin e automjeteve.

Pas reshjeve të borës kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-së, kanë  intervenuar  me pastrim të borës dhe hudhje të kripës në shtresat qarkulluese për shkak të sigurisë në komunikacion gjatë tërë kohës.

Edhe në viset malore ku ka pasur reshje më të mëdha të borës rrugët janë të kalueshme.

Kompanitë gjatë tërë kohës do të punojnë në pastrimin e  rrugëve për qarkullim sa më të sigurtë të automjeteve.

Kërkojmë nga ana e vozitësve që të ketë një kujdes më të shtuar gjatë vozitjes.

(Kosova Sot Online)