Kosova në NATO, ambasadorët të mobilizohen në lobim me kërkesën për anëtarësim

Kosova në NATO, ambasadorët të mobilizohen në lobim me kërkesën për anëtarësim
Kosova në NATO, ambasadorët të mobilizohen në lobim me kërkesën për anëtarësim

Blerim Burjani

  • 10 March 2022 - 07:30

Shkruan: Analist- Blerim Burjani

Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Jashtme, duhet të lobizoj më shumë për njohje të reja dhe fuqizim të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit. Duhet të dihen dhe të ndahen detyrat për secilin e ambasador. Detyra e ambasadorëve partiak të shumtë dhe të gjithë ata që janë nëpër ambasada duhet të kontaktojnë me shtetet anëtare të NATO-se, aty ku janë të marrin detyra për të lobizuar , negociuar dhe për të shfaqur interesimin përmes letrave të shkruara për anëtarësim në NATO dhe BE.

BE-ja po sillet dhe po duket sikur e ka mbyllur rrugën për anëtarësim të shteteve të reja, por sa i përket rrugës për në NATO nuk ka diçka të precizuar, ndonjë kusht tjetër.

Tashmë është koha që të kërkohet nga BE-ja që në mënyrë të përshpejtuar të marrin vendim dhe ta njohin Kosovën edhe shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Mendoj se Qeveria ende është larg në këtë temë. Përveç Ministrit të Mbrotjes këta tjerët janë në një gjumë të thellë. E sa për ambasador të tezeve e kunatave, militant të partive, dhe prej tyre ashtu kështu nuk ka asgjë. Ata janë dërguar atje për të ndejtur dhe po sillen sikur për të mos pas fare gojë. Ata madje po sillen sikur me qenë analfabet që nuk dinë as me shkrua në funksion të angazhimit për lobim. Pa akoma larg është puna e tyre dhe lë shumë për të dëshiruar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".