Kurti “polemizon” me gazetarët rreth çmimit të vajit

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 15:21
Kurti “polemizon” me gazetarët rreth çmimit të vajit

Kryeministri Albin Kurti ka polemizuar sot me gazetarët kur është pyetur për qëndrimin  e lidhur me çmimin e vajit prej 3.49 cent për një litër.

Teksa u pyet se si e ka parë që market po e shesin një litër vaj për afër 3 euro e gjysmë, Kurti tha se çmimi është fiks 3.49 cent dhe jo 3 euro e gjysmë.

Kryeministri tha se po të ishte vaji 3 euro e gjysmë, shtrenjtimi mund të ishte i rastësishëm, por i rastësishëm nuk mund të jetë çmimi për 3.49 cent, sipas tij.

“Po të ishte çmimi 3 euro e gjysmë siç thatë ju, do të thoshin që ndoshta edhe është e rastësishme, por ishte 3.49 cent. Anembanë marketeve në Kosovë po na njoftojnë qytetarët e Republikës, konsumatorët në këto markete përmes fotografive të rafteve, çmimi identik 3.49 cent. 3.50 ndoshta do të ishte e rastësishmen por 3.49 nuk është e rastësishme kjo përputhje anembanë Kosovës”, tha ai

(Kosova Sot Online)