Goditet me veturë një këmbësore në Gjakovë, i dyshuari ikën nga vendi i ngjarjes

  • E.K /
  • 15 March 2022 - 11:15
Goditet me veturë një këmbësore në Gjakovë, i dyshuari ikën nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se një këmbësore është goditur nga një veturë që ishte në lëvizje në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur dje në orën 11:30 në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

 Rr. Gjergj Sokoli, Gjakovë 14.03.2022-11:30. Raportohet se viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore pasi që është goditur nga një veturë në lëvizje e cila më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.

(Kosova Sot Online)