
Lexoni edhe:
Borrell nga Tirana: Jemi të shqetësuar nga ndërhyrja e Rusisë në Ballkanin Perëndimor
Ministri i Jashtëm i Turqisë tha se pret të evakuuohen qytetarët nga Mariupoli, qyteti port në jug të Ukrainës, të martën ose të mërkurën, u tha gazetarëve pas një telefonate me homologun e tij rus Sergei Lavrov, raporton The Guardian.
“Kushtet për evakuimin e qytetarëve tanë nga Mariupoli janë duke u krijuar. Ne presim lajme të mira sot ose nesër”, tha Mevlut Cavusoglu në Ankara.
Borrell nga Tirana: Jemi të shqetësuar nga ndërhyrja e Rusisë në Ballkanin PerëndimorLexoni edhe:
Ai shtoi se 14,800 shtetas turq janë evakuuar nga Ukraina deri më tani dhe se zyrtarët turq mbajtën një takim me negociatorët ukrainas të martën, raporton Reuters.
Ministria e Jashtme e Ukrainës tha të shtunën se forcat ruse kanë bombarduar xhaminë e Sulltan Sulejmanit në Mariupol, ku janë strehuar më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, përfshirë turq.
Më herët të martën, burime të ministrisë turke të mbrojtjes thanë se Ankaraja ishte në pritje të miratimit nga autoritetet ruse për evakuimin.
(Kosova Sot Online)