Mbretëria e Bashkuar e sanksionon edhe ish-presidentin rus

  • E.K /
  • 15 March 2022 - 14:33
Mbretëria e Bashkuar e sanksionon edhe ish-presidentin rus

Mbretëria e Bashkuar ka goditur me sanksione edhe 370 individë rus dhe etnitete, që përfshijnë ngrirje të aseteve dhe ndalime në udhëtim.

Në mesin e emrave të rinj është edhe ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Disa nga emrat e rin të përfshirë në listë:

Dmitry Medvedev –  president i Rusisë (2008-2012), kryeministër (2012-2020) kryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë (që nga viti 2020)

Dmitry Peskov – zëdhënësi i Putinit

Sergei Shoigu – ministër i Mbrojtjes

Maria Zakharova – zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë

Margarita Simonyan – kryeredaktore në mediumin që mbështetet nga shteti rus, Russia Today

Më herët, Mbretëria e Bashkuar ka goditur Rusinë me kufizime në tregti, përfshirë edhe një tarifë prej 35% për vodkan.

(Kosova Sot Online)