Mariupol refuzon thirrjet ruse për t’u dorëzuar

  • E.K /
  • 21 March 2022 - 10:40
Mariupol refuzon thirrjet ruse për t’u dorëzuar

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë i dha Mariopulit një afat kohor deri në orën 5 të mëngjesit për t’u dorëzuar, shkruan The Guardian.

“Lini armët. Në Mariopul po ndodh një katastrofë e tmerrshme humanitare. Të gjithë ata që do të dorëzojnë armët do t’u garantohet kalimi i sigurt nga Mariupol,” tha gjeneral Mikhail Mizintsev, drejtori i qendrës ruse të mbrojtjes kombëtare në një konferencë.

Mizintsev shtoi se zyrtarët lokalë do të përballeshin me një “gjykatë ushtarake” nëse nuk do të binin dakord me kushtet e dorëzimit.

Megjithatë Ukraina e ka refuzuar propozimin me zëvendëskryeministren Iryna Vereshchuk, e cila tha se asnjë kusht nuk do ti bindë ata të dorëzohen.

“Ne nuk do të dorëzohemi dhe për ketë kemi njoftuar tashmë palën ruse. Në vend që të humbisni kohë me 8 faqe letra, thjesht hapni një korridor humanitar,” përfundoi ajo.

(Kosova Sot Online)