NATO e shqetësuar: Bjellorusia mund të sulmojë Ukrainën

  • A.P /
  • 21 March 2022 - 23:05
NATO e shqetësuar: Bjellorusia mund të sulmojë Ukrainën

Aleanca e Atlantikut të Veriut është e shqetësuar se ‘Bjellorusia mund të sulmojë Ukrainën së shpejti’.

Një zyrtar i lartë i inteligjencës së NATO-s ka theksuar gjithashtu se Bjellorusia po përgatitet të lejojë potencialisht Rusinë të pozicionojë armë bërthamore në tokën bjelloruse.

Duke folur në kushte anonimiteti, tha se aleanca është e shqetësuar se trupat bjelloruse mund t’i bashkohen luftës në Ukrainë.

“Qeveria bjelloruse po përgatit mjedisin për të justifikuar një ofensivë bjelloruse kundër Ukrainës dhe vendosjen e afërt të armëve bërthamore ruse në Bjellorusi.”, ka thënë ai.

Gjithashtu zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar publikisht se Bjellorusia mund t’i bashkohet luftës.


(Kosova Sot Online)