“E dashura e Putinit mund të dëbohet nga Zvicra ku është fshehur me fëmijët”

  • E.K /
  • 22 March 2022 - 13:07
“E dashura e Putinit mund të dëbohet nga Zvicra ku është fshehur me fëmijët”

E dashura e presidentit rus Vladimir Putin, Alina Kabayeva, po përballet me dëbim nga Zvicra, ku duket se është duke u fshehur me fëmijët e saj. Qytetarët e Ukrainës, Rusisë dhe Bjellorusisë iu drejtuan konfederatës zvicerane me një peticion nën sloganin, “bashkojeni Eva Braun me “Führer”-in e saj”.

Afër 50,000 njerëz kanë votuar tashmë në këtë peticion në change.org.

Autorët e peticionit e pyetën qeverinë pse i lejojnë bashkëpunëtorët e Putinit të fshihen.

Në peticion thuhet gjithashtu se “e preferuara e një diktatori të çmendur dhe krimineli të luftës” fshihet në një vend dikur neutral për nga sanksionet. Në të njëjtën kohë, babai i fëmijëve të saj sulmon në mënyrë tinëzare Ukrainën, shkruan The Odessa Journal.

Në lidhje me këtë, qytetarët e tre vendeve kërkuan nga qeveria zvicerane që të merrnin në konsideratë sanksionimin e Kabayeva si një person që është në krye të propagandës ruse, e cila në mënyrë sistematike transmetonte informacion të rremë tek qytetarët rusë.

Autorët e peticionit kërkojnë një vendim që të mos vazhdohet e të pranohet edhe më tej e dashura e Putinit në Zvicër dhe të kontrollojnë “pastërtinë” e fondeve të përdorura për blerjen e pasurive të paluajtshme në vendin ku ajo fshihet.

“Ne do të kërkojmë drejtësi në të gjitha mënyrat e mundshme. Nëse gjyqi zbulon korrupsionin e disa zyrtarëve politikë zviceranë, të cilët i kanë lejuar Alina Kabayeva të marrë nënshtetësinë zvicerane duke anashkaluar procedurat ose rregullat statutore, ne duam që të zbardhen plotësisht këto fakte”.

(Kosova Sot Online)