Trajkoviq: Kurti me këmbëngulje po redukton të drejtat e serbëve të Kosovës të garantuara me planin e Ahtisarit

  • E.K /
  • 22 March 2022 - 14:25
Trajkoviq: Kurti me këmbëngulje po redukton të drejtat e serbëve të Kosovës të garantuara me planin e Ahtisarit

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve në Kosovë, Rada Trajkoviq, ka shkruar në Twitter se “bllokimi i rrjedhës së negociatave dhe në të njëjtën kohë pengimi i 80 mijë serbëve të Kosovës që të ushtrojnë të drejtën e garantuar nga Ahtisari është e barabartë me spastrim etnik”.

Trajkoviq ka thënë se “statusi i Kosovës nuk është zgjidhur me negociata dhe se Prishtina nuk ka përfaqësi diplomatike të Serbisë ku, sipas Kurtit, serbët e Kosovës mund të votojnë”.

“Kurti me këmbëngulje po i redukton të drejtat e serbëve të Kosovës të garantuara me planin e Ahtisarit dhe i detyron ata të kërkojnë përmbushjen e këtyre të drejtave jashtë territorit të Kosovës. Vuçiq nuk e po e kundërshton atë dhe po e organizon infrastrukturën jashtë Kosovës për ta bërë këtë. Po çka është kjo tjetër pos projekt i spastrimit etnik”, ka shkruar Trajkoviq.

(Kosova Sot Online)