
Hovenier: Jeta e Albright ishte personifikimi i ëndrrës amerikane

Ish-Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, ka vdekur të mërkurën në moshën 84-vjeçare.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se vet jeta e Albright ishte personifikimi i ëndrrës amerikane.
Ai shtoi se përparimi i Kosovës është një nderim i vazhdueshëm për trashëgiminë e saj.
“Jeta e Albright ishte personifikimi i ëndrrës amerikane – ngjitja nga refugjati në Sekretaren tonë të parë femër të Shtetit. Udhëheqja e saj e guximshme në Ballkan shpëtoi jetë të panumërta. Përparimi i Kosovës është një nderim i vazhdueshëm për trashëgiminë e saj”, tha ambasadori.
Albright ishte sekretarja e 64-të e Shtetit.
Për shkak të punës së saj për demokraci dhe të drejtat e njeriut, ajo më 2012 ishte nderuar me Medaljes Presidenciale të Lirisë, që është çmimi më i lartë civil në SHBA.
Albright vlerësohet se pati ndikim të madh për të bindur SHBA-në dhe botën për krimet serbe që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe.
(Kosova Sot Online)